Fuqia e Shqipërisë, ja sesi mund të ndihmojë Kosovën. Eksperti zbardh planet

27 Mars 2023 | 10:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti një ditë më parë vizitoi Tiranën.

Kreu i qeverisë së Kosovës u prit nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar dhe në qendër të takimeve ishin bisedimet Kosovë-Serbi.

Analisti Gazmir Raci tha në një intervistë për Euronews Albania se roli i Shqipërisë në ndihmë të Kosovës mund të jetë i madh dhe i padiskutueshëm.

Sipas tij, kontributi më i madh do të mund të ishte në kuadër të  NATO, nëse nis partneriteti për paqen, ku Shqipëria mund ta ndihmonte shumë Kosovën nga përvoja e drejtpërdrejtë që ka në aleancë.

“Kontributi më i madh do të mund të ishte në kuadër të NATO; nëse fillojmë procesin e partneritetit për paqe Shqipëria do ndihmonte shumë nga përvojë e saj e drejtpërdrejtë. Në rrugën e aplikimit të vendit kandidat në BE, Shqipëria e ka të gjithë dokumentacionin e përkthyer në shqip dhe kjo do të ishte ndihma më e madhe që i është dhënë Kosovës. Shqipëria duhet të jetë proaktive në të gjitha 5 vendet mosnjohëse e me të cilat Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera diplomatike, sidomos ndaj Spanjës që ka një mungesë të theksuar vullneti për bisedime me Kosovën”, tha Daci.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026