Garojnë në zgjedhjet lokale, dy deputetë të PS-së dorëzojnë mandatin në Kuvend
Deputetët e Partisë Socialiste, Besjan Ajazi dhe Benet Beci dorëzuan këtë të hënë mandatin e deputetit në Kuvend, pasi do të kandidojnë në zgjedhjet lokalet të 14 majit.
Deputeti Besjan Ajazi është kandidati zyrtar i PS-së për Bashkinë e Gramshit, ndërkohë që Benet Beci do të garojë në Shkodër përballë kryebashkiakut aktual Bardh Spahia.
Ndërkohë që ditën e premte dorëzuan mandatin dhe deputetët e Partisë Demokratike Luçiano Boçi dhe Belind Këlliçi, të cilët do të kandidojnë gjithashtu në zgjedhjet lokale nën siglën e koalicionit “Bashkë fitojmë”.
Boçi do të garojë përballë Gledian Llatjas në Elbasan, ndërkohë që Këlliçi është sfidanti i Veliajt për Tiranën.
Ndërkohë, që ditën e sotme pritet të dorëzojë mandatin e deputetit dhe Zef Hila, i cili është kandidati i primareve për Vaun e Dejës.
LEXO GJITHASHTU:
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë