Kryesia e PD e drejtuar nga Alibeaj zgjedh kandidatin për Tiranën
Kryesia e PD-së në mbledhjen që po zhvillon aktualisht ka vendosur që Roland Bejko të jetë kandidat për Bashkinë Tiranë në zgjedhjet e 14 majit.
Mësohet se në mbledhje janë Enkelejd Alibeaj, GazmentBardhi, Taulant Zeneli, Indrit Sefa, Endrit Hasa, Dhurata Çupi, Jonila Godole (online), Agron Kapllanaj, juela Hamati, Ori Nebiaj, Jorida Tabaku (online), Fitim Zekthi, Gazment Koduzi, Orjola Pampuri, Kreshnik Çollaku, Xhemal Gjunkshi, Taulanta Jupi dh Flamur Hoxha.
Ditën e nesërme, në mesnatë, është afati i fundit për regjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë,
Kandidatët që Alibeaj ka bërë publik deri më tani
1. Mallakastër- Agron Kapllanaj
2. Poliçan – Florian Qamo
3. Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
4. Kamëz – Bilbil Bajraktari
5. Lezhë – Sandër Marku
6. Krujë – Sabah Sheta
7. Dibër – Naim Gazidede
8. Kurbin- Genc Doçi
9. Dimal- Dritan Sula
10. Patos- Pranvera Rizai
11. Vaut i Dejës- Klomentina Drini
12. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
13. Librazhd -Bujar Vreto
14. Vorë- Ibrahim Bruka
15. Korçë -Gjergji Gjata
16. Sarandë- Skënder Muço
17. Mirditë-Mark Ruçi
Sakaq mbrëmjen e djeshme PS zyrtarizoi kandidatët e saj në 61 bashki, ndërsa Sali Berisha i cili i ka nxjerrë kandidatët nga primaret, miratoi listat e kandidatëve për këshilltarë të koalicionit opozitar. Pjesën më te madhe e ka marrë Berisha, ndërkohë që vetëm 240 pozicione kanë shkuar për Metën dhe 20 pozicione për PBDNJ.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)