Fishat e diabetit me rimbursim, Manastirliu: Në 1 muaj përfituan 20 mijë të moshuar
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, deklaroi se një muaj pas fillimit të rimbursimit të fishave të diabetit për të moshuarit, janë mbi 20 mijë të moshuar që kanë përfituar deri tani falas fishat për matjen e glicemisë.
Deklarimet ministrja e Shëndetësisë i bëri gjatë një takimi me stafin mjekësor dhe të moshuarit, gjatë vizitës në Qendrën Shëndetësore Ndroq në Tiranë.
“Mjekët e familjes janë duke bërë një punë shumë të mirë për të lajmëruar të gjithë ata që kanë recetat për trajtim, qoftë ata oral dhe ata që trajtohen me insulinë, që në momentin që të vijnë dhe të marrin barnat me rimbursim, të kenë mundësi të marrin edhe fishat e diabetit dhe të kenë mundësi të plotësojnë ciklin aq shumë të nevojshëm të trajtimit por nga ana tjetër edhe të kontrollit periodik që duhet për të bërë çdo njeri që vuan nga diabeti dhe për ti patur fishat falas. Deri më tani janë më shumë se 20 mijë të moshuar +65 vjeç, të cilët kanë përfituar fishat e diabetit falas nga ky program “,- u shpreh Ministrja Manastirliu.
Gjatë bashkëbisedimit me të moshuarit, Ministrja Manastirliu u shpreh se me këtë vendim të qeverisë që tashmë po gjen zbatim në të gjithë vendin, u kursehet të moshuarve rreth një pension mujor në vit.
LEXO GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës