Konfirmohet prania e variantit “Delta” në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik konfirmojnë praninë e variantit “Delta” të COVID-19 në Shqipëri pas analizave të kryera në Gjermani.
“Nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë, ku u krye analiza e thellë gjenetike e sekuencimit të gjenomës së virusit në këto kampione, rezultoi varianti Delta B.1.617.2”, bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Autoritetet shëndetësore shprehen se prania e variantit “Delta” përkon edhe me rritjen e infektimeve me COVID-19 në dy javët e fundit në vendin tonë, por nuk jepet numri i rasteve të identifikuara deri tani me “Delta”.
Ministria e Shëndetësisë shprehet se vaksinimi masiv mbetet opsioni i vetëm për të frenuar përhapjen e virusit ndaj apelon qytetarët që të vaksinohen në qendrën më të afërt të vaksinimit, në qendër shëndetësore, qendrat e vaksinimit masiv apo me njësitë lëvizëse.
Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjiena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.
Deri tani në Shqipëri janë kryer mbi 1.1 milionë vaksinime, nga të cilat rreth 496 mijë qytetarë janë vaksinuar me të dy dozat e vaksinës anti-COVID.
Aktualisht në Shqipëri ka 272 raste aktive me COVId-19 në të gjithë vendin ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë. Një ditë më parë u identifikuan 25 raste të reja nga 4,063 testime të kryera.
Që prej nisjes së pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 2 456 raste vdekjeje për shkak të COVID-19. Në total ka pasur mbi 132 mijë raste pozitive me COVID-19.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta