Konflikt me 1 të plagosur, arrestohet 44-vjeçari i cili ishte prezent në vendngjarje

31 Mars 2025 | 13:52

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili ishte i pranishëm gjatë ngjarjes së ndodhur më datë 29 mars 2025 në lagjen nr. 3 të Pogradec, ku një person u plagos me mjet prerës.

I përfshirë në ngjarje ishte shtetasi me iniciale M. T., 36 vjeç, i cili mbeti i plagosur, dhe në vijim u arrestua shtetasi me iniciale L. O. për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.  Po ashtu, u procedua penalisht shtetasi A. B., për “Përkrahja e autorit të krimit”.

Gjatë hetimeve, u zbulua se 44 vjeçari Simon Jesku ishte prezent në momentin që ka ndodhur ngjarja, i cili është larguar  me automjetin me të cilin u largua dhe autori nga vendi i ngjarjes.

Simon Jesku kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Korçës për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Pas arrestimit, Jesku  është dërguar në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe është arrestuar për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026