“TVSH do të ulet në 15%”, Berisha prezanton pikat e programit ekonomik të PD
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paraqitur disa pika të programit të ri të Partisë Demokratike. Sipas tij, plani i shtruar do të ofrojë një seri ndryshimesh në politikat fiskale dhe taksat që ndikojnë në ndërtim.
Gjatë një deklarate për mediat, Berisha ka theksuar se pikat e programit synojnë të ndihmojë qytetarët duke ulur çmimet e karburanteve dhe energjisë për bizneset.
“Kodi fiskal do të miratohet për një periudhë 4-vjeçare dhe do të mund të ndryshohet vetëm për lehtësimin e kushteve për biznesin, jo për rritjen e taksave. Taksa e sheshtë do të vendoset në 10% për të ardhurat nga puna dhe kapitali, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para. Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël, ndërsa tavani për përjashtimin nga TVSH do të jetë 18 milionë lekë xhiro vjetore.
TVSH do të ulet në 15%, duke hequr ndalimin e taksës 20% që ka qenë më parë.
Taksa 3% mbi strehimin social dhe tarifa 1% mbi lejen e zhvillimit do të shfuqizohen, ndërsa tarifa e rivlerësimit të pronës do të ulet nga 5% në 1%”, tha kreu i PD.
Berisha ka theksuar se këto ndryshime do të ndihmojnë në uljen e çmimeve të banesave dhe qirave, të cilat janë aktualisht shumë të larta për qytetarët shqiptarë. Ai e konsideron këtë një hap të rëndësishëm për nxitjen e zhvillimit të sektorit të ndërtimit dhe për të krijuar mundësi më të mira për qytetarët në aksesin ndaj strehimit.
LEXONI GJITHASHTU:
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset