Konflikt midis Vangjush Dakos dhe Ferdinand Xhaferajt pas numërimit të kutisë së fundit në Durrës
Një konflikt ka ndodhur në KZAZ-në nr. 2e në Durrës, ku janë konfliktuar ish kryebashkiaku i Durrësit Vagjush Dako dhe Ferdinand Xhaferaj nga Partia Demokratike.
Mësohet se konflikti ka nisur menjëherë pasi ka përfunduar numërimi i kutisë së fundit të votave në atë KZAZ, që ishte edhe e fundit në qarkun e Durrësit.
Gazetarja e Euronews Albania raportoi se konflikti është ndezur atëherë kur Vangjush Dako ka ngritur dorën drejt z. Xhaferaj në formë të një përshëndetjeje “ironike” sipas z. Xhaferaj. Ky i fundit i ka kujtuar z. Dako se është person “non grata” në SHBA.
Kjo ka mjaftuar që situata të tensionet dhe të përfundoje në sherr me shishe ku janë përfshirë edhe mbështetësit e tyre.
Mirëpo shumë shpejt situata është qetësuar dhe dy politikanët janë larguar nga konflikti, ndërsa nuk ka qenë e nevojshme të ndërhyjë policia.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri