Konflikti në Shkodër, arrestohet 21-vjeçari që ndihmoi në arratisjen e personit që dyshohet se përdori armë
Një 21-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, është arrestuar këtë të premte nga policia e Shkodrës, pasi dyshohet se ka transportuar me automjet një 32-vjeçar që u përfshi në një konflikt me një person tjetër më datë 16.01.2026 dhe dyshohet se ka përdorur armë zjarri.
Në kuadër të operacionit të koduar “Grudë e Re”, është arrestuar K. F., 21 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re.
“Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Grudë e Re”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim:
-K. F., 21 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Nga hetimet dyshohet se më datë 16.01.2026, 21-vjeçari ka transportur me automjet, shtetasin E. K., i cili u konfliktua për motive të dobëta, me shtetasin A. M., në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vinotekës” dhe dyshohet se përdori armë zjarri, pa shkaktuar pasoja”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut