Konflikti në Ukrainë rriti karburantet dhe ushqimet
Kur po behet gati një vit nga nisja e luftës ne Ukraine, efektet e konfliktit u ndjenë ne mënyre indirekte dhe ne Shqipëri.
Rritja e çmimeve te ushqimeve dhe karburanteve preken me se shumti qytetaret shqiptare.
Shqipëria nuk është afër gjeografikisht me Ukrainën, por efektet e konfliktit janë ndjerë që në ditët e para të luftës. Rritja e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve, solli brenda pak muajve rritje të gjithë produkteve të tjera, duke përfshirë sektorin e ndërtimit, një prej më të rëndësishmëve në Shqipëri.
Të dhënat e institutit të statistikave tregojnë për rritje të çmimeve të ushqimeve deri në 12 %.
Ekspertët thonë se shkaku kryesor i rritjes së çmimeve është fakti se ekonomia shqiptare bazohet jo të prodhimi vendas, por te importi i shumicës së produkteve nga vendet e tjera.
Për të frenuar abuzimet qeveria vendosi ngritjen e bordeve që do mbanin nën kontroll rritjen çmimet të karburanteve dhe ushqimeve. Ndërsa për energjisë elektrike çmimi i energjisë elektrike, çmimi nuk u rrit.
Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, në muajin dhjetor inflacioni arriti në 8%. Kjo është shifra më e lartë që nga viti 1998, kur vendi pësoi kolaps ekonomik për shkak të skemave piramidale.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq