Konflikti në Vorë, Spiropali: S’kanë punë kandidatët e drejtuesit politikë në KZAZ
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali tha në një prononcim për mediat nga Vora, ku paraditen e sotme u regjistrua një incident mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe disa qytetarëve, se ndërhyrja e eksponentëve politikë nëpër KZAZ është e papranueshme.
Spiropali i bëri thirrje KQZ që të përsërisë thirrjen që si kandidatët ashtu edhe përfaqësuesit politik nuk duhet të qëndrojnë nëpër KZAZ duke intimiduar votuesit dhe komisionerët.
“Nuk ka nevojë për ndërhyrje, nuk ka nevojë të vijnë kandidatët në dyert e KZAZ, vazhdoni punën qetësisht. Uroj që kreu i KQZ të bëjë një deklaratë e ta përsërisë që si kandidatët ashtu edhe drejtuesit politikë nuk kanë punë të intimidojnë votuesit dhe komisonerët. Urojmë shumë që ato skena të shëmtuara të mos përsëriten”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta