Rama thirrje nga selia e PS: Votoni, votoni, votoni! Është detyrë qytetare

11 Maj 2025 | 13:47

Pasi ushtroi të drejtën e votës në Surrel mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, është zhvendosur në selinë qendrore të PS-së në Tiranë, ku po ndjek nga afër procesin zgjedhor.

Nga “komanda e përgjithshme”, siç e quajti ai, Rama ka shpërndarë një video-mesazh në rrjetet sociale, ku u bën thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime.

“Ja ku jemi live nga komanda e përgjithshme, këtu ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë së procesit. Përfitoj nga rasti t’u them të gjithëve që nuk kanë shkuar ende të votojnë, të shkojnë të votojnë,” u shpreh Rama.

Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes, duke e konsideruar votën një akt qytetar dhe patriotik.

“Është e domosdoshme që vota të hidhet, të mblidhet, të numërohet dhe që ti që mund të votosh, të mos mungosh. Është një detyrë qytetare, shoqërore, patriotike. Kështu që votoni, votoni, votoni, me qetësi, me pak durim dhe me bindjet tuaja, votoni,” tha Rama.

Thirrja e kryesocialistit vjen në një moment ku pjesëmarrja deri në orën 13:00 është 26.95%.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Seanca e fundit plenare e sesionit parlamentar, rendi i ditës. Qytetarët protestë para Kuvendit

Këtë të enjte do të zhvillohet seanca e fundit plenare në Kuvend për këtë sesion parlamentar. Kuvendi pritet të nisë në orën 10:00 ndërsa këtë...
08:35 | 23/07/2026

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026