English

Kongres, paketa e ndihmës Ukrainë-Izrael drejt një votimi të shtunën

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dhoma amerikane e Përfaqësuesve avancoi një paketë legjislative prej 95 miliardë dollarësh të premten që ofron ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Indo-Paqësorin në një votim të gjerë dypartiak, pavarësisht opozitën republikane të vijës së ashpër, që e ka bllokuar atë për muaj të tërë.

- Advertisement -

Votimi procedural i së premtes, i cili rezultoi me 316 pro dhe 94 kundër, nga të cilat më shumë mbështetje kishte nga ligjvënësit demokratë sesa ata republikanë që kontrollojnë këtë dhomë me shumicë të ngushtë, i hapi dritën jeshile një paketë të ngjashme me një atë që u miratua në Senat në muajin shkurt. Senati kontrollohet me shumicë të ngushtë nga demokratët.

Prej miratimit Presidenti demokrat Joe Biden, udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat Chuck Schumer, republikani kryesor në Senat Mitch McConnell dhe demokrati kryesor i Dhomës së Përfaqësuesve Hakeem Jeffries, nxitën Dhomën e Përfaqësuesve që ta miratonte ligjin për sigurinë. Por kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson, u ndal përballë kundërshtimit nga një segment i vogël por i zëshëm i partisë së tij.

Përveç ndihmës për aleatët, paketa përfshin një dispozitë për transferimin e pronave të ngrira ruse në Ukrainë, sanksione që synojnë Hamasin dhe Iranin si dhe detyrimin e kompanisë ByteDance të Kinës të shesë platformën e mediave sociale TikTok ose do të përballet me një ndalim në SHBA.

Projektligji siguron më shumë se 95 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë, duke përfshirë 9.1 miliardë dollarë në ndihmë humanitare, ajo çka kishin kërkuar demokratët.

Nëse Dhoma e miraton projekligjin, Senati do të duhet të ndjekë shembullin për ta dërguar atë tek Presidenti Biden për nënshkruar në ligj.

Të premten zoti Schumer u tha senatorëve që të përgatiteshin për t’u kthyer gjatë fundjavës nëse do të ishte e nevojshme.

Disa ligjvënës konservatorë kundërshtojnë ndihmën për Ukrainën dhe kandidati republikan për president Donald Trump, ka dërguar mesazhe të ndryshme në lidhje me të.

Disa demokratë kundërshtojnë gjithashtu disa dispozita në projektligj, veçanërisht për ndihmën ndaj Izraelit duke kërkuar vendosjen e më shumë kushteve për marrjen e ndihmës.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?