“PD mos të bashkohet ”-Kapri: Kurti përjashtoi gjysmën e partisë, dyfishoi votat
Erald Kapri nga Ditari.al, ishte këtë të premte i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku tha se duke iu referuar sondazhit të realizuar, do të ishte më mirë që bashkimi i opozitës të mos ndodhte.
Sipas tij shifra 64% e personave të pyetur, të cilët kanë shprehur mendimin se duhet bashkimi i opozitës është një shifër shumë e ulët.
Ai tha se më tepër se bashkim të opozitës, qytetarët duan diçka përtej retorikës që kemi parë deri më sot.
“Unë nuk mendoj se kjo mund të zgjidhet mekanikisht. Qytetarët e kanë dhënë përgjigjen, shumica besojnë se kjo nuk do të ndodhë. 64% e personave kanë thënë se duhet të bashkohen, në mendimin tim kjo është shifër e ulët, pasi bashkimi shikohet si mënyra e vetme për të mposhtur Edi Ramën. Nëse i besojmë perceptimit të qytetarëve, ky bashkim nuk do të ndodhë, madje sipas sondazhit të parë në mendimin tim do të ishte edhe më mirë të mos bëhej bashkimi.
Shembuj ka shumë. Albin Kurti para pak vitesh përjashtoi gjysmën e grupit parlamentar sepse tentuan ideologjikisht të mendonin jashtë vijës së kuqe që kishte ai. ai përjashtoi gjysmën e grupit parlamentar dhe dyfishoi votat. Njerëzit më shumë se bashkimin duan një opozitë të vërtetë, opozitë të pakompromistë, duan një frymë të re dhe diçka përtej retorikës që kemi parë deri më sot”,-tha Kapri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë