Kongresmenia amerikane humb jetën në aksident rrugor

5 Gusht 2022 | 19:17

Jackie Walorski, një anëtare republikane e Kongresit nga Indiana, humbi jetën gjatë një aksidenti automobilistik, së bashku me dy anëtarë të stafit të saj.

Sa i përket arsyeve të aksidentit, autoritetet fillimisht thanë se ishte automjeti tjetër që shkaktoi aksidentin.

Por departamenti publikoi një deklaratë tjetër duke thënë se “dëshmitarët okularë dhe provat video” konfirmuan se automjeti i Walorski “kaloi vijën qendrore për arsye që ende nuk dihen dhe  dy automjetet u përplasën”.

Demokratë dhe republikanë në Kongres bënë homazhe për ligjvënësen e ndjerë, e cila u zgjodh për herë të parë në 2012.

Para se të zgjidhej në Kongres, Walorski ka  qenë  reportere e lajmeve televizive në South Bend. Ajo ka kryer  punë misionare së bashku me të shoqin në Rumani.

Në një deklaratë, Presidenti Biden shprehu ngushëllimet për familjarët dhe vlerësoi Walorski për shërbimin e saj ndaj komunitetit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026