Konjufca: Kuvendi do të konstituohet sot, Kurti do të bëhet sërish kryeministër
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Kuvendi i Kosovës do të konstituohet sot.
“Së shpejti do ta kemi Albin Kurtin kryeministër për herë të tretë. Prej nesër fillon rrjedhja e kohës për formimin e Qeverisë sepse sot do të kemi Kuvend të konstituuar”, tha ai, para fillimit të seancës.
I pyetur nëse ka pasur negociata me ndonjë parti, ai tha se “negociatat gjithmonë ndodhin, bisedimet gjithmonë ndodhin”.
LVV-ja ka theksuar sërish se nuk do ta votojë asnjë deputet të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, për pozitën e nënkryetarit.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se nënkryetar nga komuniteti serb duhet të zgjedhet Nenad Rashiç, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.
“Rashiç mori 56 vota [në seancën e kaluar], nevojiten edhe 5 vota nga 52 deputetët shqiptarë”, tha Murati.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i LDK-së thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030
“Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara