Konjufca në Hagë: Askush nuk mund të shkelë mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtare

17 Shkurt 2026 | 20:45

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka arritur në Hagë.

Ai do të marrë pjesë nesër në seancën, ku priten fjalimet e ish-krerëve të UÇK-së, raporton KosovaPress.

Në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Holandë, Konjufca tha se askush nuk mund të shkel mbi ushtrinë e lavdishme çlirimtare të Kosovës.

“Askush nuk mund të shkel mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtare, dhe për t’i treguar botës se kjo është vlera më sublime që e ka krijuar vendi ynë Kosova dhe që këtë vlerë e cila është në themel të shtetit tonë do ta mbrojmë me çdo kusht dhe çdo çmim”, tha Konjufca.

Në Prishtinë, krahas aktiviteteve për 18-vjetorin e pavarësisë, është mbajtur edhe një protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë ku theksohet domosdoshmëria e një procesi të rregullt ligjor në Hagë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shoqërimin e disa serbëve dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për “Vidovdan”.  Policia bën...
19:30 | 28/06/2026

Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje

Një aksidenti i trefishtë është regjistruar këtë të diele në aksin Gjakovë-Prizren, në fshatin Rogovë. Policia bën me dije se nga ku aksident janë plagosur...
16:30 | 28/06/2026

Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë

Pas arrestimit të disa serbëve në Gazimestan kanë reaguar Lista Serbe dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. “Për këtë veprim, të cilin e...
16:07 | 28/06/2026