Konjufca: Në Serbi po përgatiten për sulm ose provokim në Kosovë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se institucionet e vendit kanë “informacione të sakta” se “një grup prej qindra personash” në Serbi janë duke u përgatitur për një sulm eventual në Kosovë.
“Institucionet tona të sigurisë janë në vigjilencën më të lartë për t’u përballur me çfarëdo që vjen – ose sulm, ose provokim – nga ana e Serbisë”, tha ai.
Duke mos ofruar më shumë detaje, ai tha se institucionet e Kosovës “janë në koordinim të plotë edhe me institucionet ndërkombëtare të sigurisë që veprojnë në Kosovë”.
Konjufca i bëri komentet në një konferencë për gazetarët në Prishtinë, ku mori pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urska Klakocar Zupançiq.
Ngjashëm u shpreh edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, javën e kaluar, kur tha se Millan Radoiçiq, i cili e mori përgjegjësinë për një sulm të armatosur në veri të Kosovës, shtatorin e kaluar, “vazhdon trajnimet në Serbi” për sulme të reja në Kosovë.
Radoiçiq – ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – besohet se është i lirë në Serbi.
Në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, kundër policisë së Kosovës, mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Në përleshjen e armatosur që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.
Ngjarja nxiti shqetësime për sigurinë rajonale dhe thirrje nga bashkësia ndërkombëtare që autorët të sillen para drejtësisë.
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, tha në fundjavë se Serbia ka premtuar se Radoiçiq do të përballet me ligjin lidhur me ngjarjet e shtatorit të kaluar.
Si SHBA-ja, ashtu edhe Bashkimi Evropian i kanë bërë vazhdimisht thirrje Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në tryezën e bisedimeve.
Javën e kaluar, Kurti ishte në Bruksel për një rund të ri bisedimesh me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por takimi nuk u realizua për shkak të disa kushteve që nxori Kurti e që Vuçiq nuk i pranoi, në mesin e tyre edhe dorëzimi i Radoiçiçit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar