Konjufca: Sulmet ndaj policisë së Kosovës janë në interes të Putin

18 Prill 2022 | 16:57

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se sulmet ndaj policisë në veri të vendit janë në interes të presidentit rus, Vladimir Putin që ta shpërndajë konfliktin me Ukrainën edhe në shtete të tjera.

Sipas tij, sulmet kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës, teksa shtoi se Serbia është e varur nga Rusia.

“Është në interes të Putin që të shpërndajë konfliktin edhe nëpër vende të tjera. Sulmet mbi Policinë e Kosovës, unë i interpretoj mbi këtë motivacion që të shpërthejë lufta e destabilizimi edhe në pjesët tjera të Evropës”, theksoi Konjufca.

Kryeparlamentari u shpreh se sulme të tilla që vijnë nga Serbia janë të patolerueshme.

Këto deklarata, Konjuca i bëri ditën e sotme pas tubimit për nderimin e të rënëve në luftën e fundit në fshatin Dyz të Podujevës.

Mëngjesin e 15 prillit rreth orës 07:40, punonjës të policisë së Kosovës u sulmuan me granatë dore dhe kallash, në momentin kur ishin duke realizuar ndërrimin në pikat kufitare.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, bëri me dije se ky është sulmi i katërt në pak ditë ndaj Policisë së Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e qershorit të mbahet më...
11:08 | 24/07/2026

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026