Konklava nis me votimin e parë: A do të zgjedhet Papa i ri sot?
Për t’u zgjedhur Papa, një kandidat duhet të sigurojë dy të tretat e votave të kardinalëve. Besimtarët janë mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, duke pritur ngjyrën e tymit që do të dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine: tymi i zi tregon se nuk është zgjedhur ende Papa, ndërsa tymi i bardhë shpall zgjedhjen.
Sot pritet vetëm një raund votimi, ndërsa nga nesër mund të zhvillohen deri në katër raunde në ditë.
Kardinalët kanë hyrë në Kapelën Sistine për të dhënë betimin e Konklavës dhe për të siguruar fshehtësinë e procesit. Pas mbylljes së dyerve, ata nuk mund të kenë më kontakt me botën e jashtme. Rezultati i votimit të parë pritet të bëhet i njohur rreth orës 20:00 përmes tymit.
Konklava është më e madhja dhe më e paparashikueshmja e epokës moderne, me emra të mundshëm si Pietro Parolin, Pierbattista Pizzaballa dhe Luis Tagle. Megjithatë, asgjë nuk është e sigurt, pasi procesi mund të përfundojë më shpejt se parashikimet.
Zgjedhja mund të zgjasë dy deri në tre ditë, duke varur nga shpejtësia e arritjes së konsensusit. Konklava ka gjithmonë një tërheqje të madhe për publikun, për shkak të misterit dhe simbolikës që e rrethojnë.
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid