Organizonin gjueti për të vrarë macet, ndalohet konkursi i fëmijëve në Zelandën e Re

19 Prill 2023 | 18:37

Një konkurs për gjuetinë e maceve për fëmijë në Zelandën e Re është anuluar pas reagimit të ashpër kundër këtij organizimi. Organizatorët e gjuetisë vjetore u kritikuan pasi shpallën një kategori të re për ata të moshës 14 vjeç e poshtë për të gjuajtur macet e egra.

Kafshët konsiderohen si një dëmtues dhe një rrezik për biosigurinë e vendit.

Të rinjve iu kërkua të mos vrisnin kafshët shtëpiake, por ata inkurajoheshin të vrisnin sa më shumë mace të egra që të ishte e mundur për një çmim. Fëmija që vrau më shumë nga mesi i prillit deri në fund të qershorit do të fitonte 250 dollarë.

Ngjarja solli reagimin e menjëhershëm nga grupet e mirëqenies së kafshëve. Të martën, Shoqata e Zelandës së Re për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve tha se ishte e lehtësuar që gjuetia e fëmijëve që përfshinte vrasje e maceve të egra nuk do të vazhdonte.

Një përfaqësues argumentoi se fëmijët, së bashku me të rriturit, nuk do të ishin në gjendje të bëjnë dallimin midis “një maceje të zbutur të egër, endacak ose të frikësuar”, sipas agjencisë së lajmeve AFP, kjo do të thoshte se macet e shtëpisë do të vriteshin pa dashje.

“Ne duhet t’u mësojmë fëmijëve tonë empatinë ndaj kafshëve, jo t’u japim atyre mjetet për t’i vrarë,” tha një zëdhënës i shoqatës bamirëse të mirëqenies së kafshëve “Safe”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026