Konkursi i fotografisë makro dhe mikro, imazhet fituese të vitit që të lënë pa frymë

22 Janar 2024 | 17:52

Konkursi i fotografit më të mirë të vitit kushtuar fotografisë makro dhe mikro, ka përzgjedhur fituesit e këtij viti nga afro 12,000 aplikime nga 67 vende të botës.

Themeluar në vitin 2018 nga fotoreporterët Tracy dhe Dan Calder, Fotografia e Vitit makro dhe mikro është një konkurs vjetor që bëhet në bashkëpunim me Affinity Photo.

Fotografët konkurruan në 11 kategori ndër të cilat Kafshët, Insektet, Fluturat dhe Pilivesa, Portret Jovertebror, fotografite Nënujore, Bimët, Kërpudhat, Peizazhi Intim, dhe Mikro, për imazhet e krijuara duke përdorur një mikroskop.

Fotografi hungarez Csaba Daróczi është vlerësuar me titullin Fotograf i Vitit për fotografinë e tij magjepsëse të një zogu euroaziatik në fluturim, e shkrepur nga zgavra trungu peme.

“E ftuara e dasmës” nga Csaba Daróczi u krijua në një dasëm në Hungari kur dritat e sallës tërhoqën shumë insekte për të pushuar në dritare.

Vendin e pare në kategorinë insekte e fitoi ‘Sekretimi i acidit të milingonave të drurit’ nga René Krekels e shkrepur kur milingonat e drurit spërkasin acid ndaj fotografes për të mbrojtur folenë e tyre.

‘Nëntoke’ sërish nga Csaba Daróczi fitoi Vendin e parë për kategorinë peizazhi intim, fotoja u shkrep në një kanal të vogël pranë në Hungari, ku vjollcat e ujit lulëzojne në një numër të madh.

‘Bari i plazhit’ nga Gerhard Vlcek është imazhi që tregon një seksion kryq 30 mm të barit të plazhit i njollosur me Auramin O dhe Safran dhe i parë nën ngacmimin blu fluoreshent. Fotografia u vlerësua me çmimin e parë në kategorinë Micro.

“Reflektimi” nga Ria Bloemendaal fotografi e shkrepur në Kopshtin Botanik Trompenburg në Roterdam, fitoi çmimin e pare në kategorinë Bimët.

‘’Koha e ëndrrave‘’ nga Simon Theuma Ashtu e cila kap marrëdhënien midis një karkaleci komensal dhe një ylli deti mozaik. Fotografia fitoi çmimin e pare për kategorinë e imazheve nënujore.  

“Kurora e Akullit” nga Barry Ëebbu u krijua kur ngrica kishte formuar një formë kurore në majë të një kërpudhe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026