Konsensusi mes palëve, reagon Rama: Shqipëria s’ka më pikëpyetje për negociatat

5 Qershor 2020 | 19:23

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar pas marrëveshjes që palët arritën për reformën zgjedhore, konkretisht për administrimin zgjedhor dhe për identifikimin biometrik të votuesve. Me një shënim në “Twitter”, shefi i qeverisë shprehet se pas tre vitesh e tre netësh ngujimi, opozita më në fund solli fjalën e fundit.

Shefi i qeverisë shqiptare thekson se rëndësi ka që opozita e bashkuar do të hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë. Hapi i sotëm dhe konsensusi i treguar mes palëve  tha kryeministri ka eliminuar pikëpyetjet në prag të nisjes zyrtare të negociatave me Bashkimin Europian. 

“Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: “Mirë e kishim ashtu siç e kishim “Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme, bujrum, si ta duan ata.

Rëndësi ka që:LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë. ODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve. BE është e kënaqur, Shqipëria s’ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatve. Ah po, mbaroi edhe revolucioni”, shkruan Rama. 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026