Konsumi i kafesë gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në gjatësinë e fëmijës

1 Nëntor 2022 | 21:11

Fillimi i ditës me një filxhan të nxehtë kafeje ose çaj me kafeinë mund të duket hyjnore për disa, por mund të ketë ndikime negative për fëmijët tek gratë shtatzëna, sipas një studimi të ri.

Sipas studimit të botuar të hënën në JAMA Network Open, fëmijët që ishin ekspozuar ndaj sasive të vogla të kafeinës para lindjes, u zbulua se ishin mesatarisht më të shkurtër se fëmijët e nënave që nuk konsumonin kafeinë gjatë shtatzënisë, shkruan CNN.

Fëmijët e nënave që kishin konsumuar kafeinë gjatë shtatzënisë ishin më të shkurtër në shtat në moshën 4 vjeçare se fëmijët e nënave që nuk konsumuan kafeinë dhe hendeku zgjerohej çdo vit deri në moshën 8-vjeçare, sipas autores kryesore të studimi dr. Jessica Gleason, epidemiologe prenatale.

“Për të qenë të qartë, këto nuk janë dallime të mëdha në gjatësi, por ka këto dallime të vogla në gjatësi midis fëmijëve të nënave që konsumuan kafeinë gjatë shtatzënisë”, tha Jessica Gleason, e cila është një studiuese në Institutin Kombëtar të Shëndetit të Fëmijëve Eunice Kennedy Shriver.

Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve aktualisht rekomandon kufizimin e konsumit të kafeinës në më pak se 200 miligramë në ditë gjatë shtatzënisë.

Një filxhan çaji me kafeinë zakonisht ka rreth 75 miligramë kafeinë, një filxhan kafe e çastit ka rreth 100 miligramë dhe një filxhan kafe e filtruar ka rreth 140 miligramë. Madje edhe çokollata ka rreth 31 miligramë kafeinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve

Fëmijët nën moshën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve, pasi përdorimi i hershëm i televizorit, telefonave apo tabletëve mund të ndikojë negativisht në...
16:54 | 04/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026

Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës

Pirja e kafesë, madje edhe asaj pa kafeinë, mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë. Ky është përfundimi i një studimi të ri, të publikuar...
18:41 | 03/07/2026