Kontrata e PD për lobim, Celibashi: KQZ nuk e ka detyrim t’ia kërkojë
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, është pyetur këtë të martë nga gazetarët në lidhje me një kontratë të publikuar së fundmi për lobim të Partisë Demokratike në SHBA.
Celibashi u shpreh se KQZ nuk e disponon këtë kontratë dhe në këtë moment nuk ka asnjë detyrim ligjor për t’ia kërkuar PD-së dokumentin në fjalë.
Ai kujtoi se subjektet zgjedhore kanë detyrimin të dorëzojnë çdo dokument brenda 60 ditëve nga shpallja përfundimtare e rezultatit të zgjedhjeve.
Ai shtoi se nëse KQZ do ta ketë në dorë kontratën, do të bëjë vlerësimin përkatës, por deri atëherë, nuk ka çfarë të thuhet më tepër për këtë çështje.
“Partitë kanë për detyrim të dorëzojnë raportin e të ardhurave deri më 31 mars të vitit pasardhës. Ndërkohë, subjektet zgjedhore duhet të dorëzojnë çdo dokument brenda 60 ditëve nga shpallja përfundimtare e rezultatit të zgjedhjeve. Pas këtij afati, nuk kanë më detyrim të depozitojnë dokumente mbi të ardhurat apo shpenzimet e tyre. Aktualisht, ne nuk e kemi kontratën për të cilën bëhet fjalë dhe nuk mund t’ia kërkojmë PD-së në këtë moment. Nëse do ta marrim, do të japim vlerësimin tonë. Për momentin, nuk kemi çfarë të shtojmë më shumë”, tha Celibashi.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
- 19:59 Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 19:38 Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin