Kontroll blic në burgun e Peqinit, të dënuarit përjetë i kapet Iphone

18 Maj 2026 | 16:21

Një operacion kontrolli është zhvilluar në burgun e Peqinit, në kuadër të masave për goditjen e sendeve të ndaluara në institucionet penitenciare. Kontrollet janë ushtruar në godinën B, sektori nr. 2, pas informacioneve operative për posedim të sendeve të paligjshme.

Gjatë verifikimeve, autoritetet konstatuan se i dënuari me iniciale I.SH. mbante një telefon celular në gjendje pune, i cili u gjet i ndezur dhe në karikim. Po ashtu, u sekuestrua edhe një pajisje USB si provë materiale.

Pas zbulimit të rastit, administrata e burgut njoftoi SHKBB-në, e cila ka nisur veprimet procedurale për të zbardhur mënyrën se si sendet e ndaluara janë futur në institucion.

Sipas burimeve nga sistemi penitenciar, kontrollet e befasishme në burgje janë shtuar javët e fundit për forcimin e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026

Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së martës në zonën e Kaninës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse,...
07:14 | 22/07/2026