Kontrollet e SPAK, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Veliajt dhe Ajola Xoxës
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa, të cilët kundërshtonin kontrollet e ushtruara në banesat dhe bizneset e tyre më 6 dhjetor 2024, me vendim të GJKKO-së dhe kërkesë të SPAK.
Bashkëshortja dhe vëllai i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kishin apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, por kërkesa e tyre u refuzua nga Gjykata e Lartë.
Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë deklaroi:
“Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga ankuesit, Arbër Veliaj dhe personi juridik ‘Gogel SHPK’, si dhe Ajola Xoxa dhe shoqëria tregtare ‘Partners Laë SHPK’, kundër vendimit nr. 265 (87-2024-388), datë 24.12.2024, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”
Ky vendim vulos përfundimisht ligjshmërinë e kontrolleve të ushtruara nga autoritetet në kuadër të hetimeve të SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kryemadhi kërkoi heqjen e sekuestros për vilën, Gjykata e Lartë merr vendimin
- Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, paraqitet në SPAK
- Erion Veliaj lë qelinë, vjen në SPAK për të dëshmuar
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit