Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, paraqitet në SPAK

20 Mars 2025 | 09:43

Dritan Palnikaj, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, është paraqitur këtë mëngjes në SPAK, ku ka qëndruar rreth 30 minuta. Nuk dihen ende arsyet e vizitës së tij, ndërkohë që Palnikaj ka pasur një karrierë të pasur në administratën publike.

Në të kaluarën, ai ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, një rol kyç për udhëheqjen e reformave në fushën e sigurisë dhe administratës publike. Në vitin 2015, Palnikaj është përzgjedhur fitues në programin Lead Albania dhe ka shërbyer si Këshilltar i Kryeministrit.

Karriera e tij profesionale ka përfshirë pozita të rëndësishme në nivele të larta, duke nisur si inspektor, jurist dhe avokat, dhe duke vazhduar me pozita si Këshilltar i Kryeministrit dhe Drejtor Departamenti në Kryeministri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026