Kontrollet në kufi, zbulohet tunel që lidh Bjellorusinë me Poloninë

19 Tetor 2025 | 13:12

Zyrtarët e Njësisë Kufitare të Podlaskies zbuluan të premten një tunel që lidhte kufirin bjellorus me territorin polak.

Ministri polak i Brendshëm dhe i Administratës, Marcin Kierwiński, bëri të ditur në rrjetet sociale se tuneli kalonte nën barrierën e kufirit polako-bjellorus.

“Sipas të dhënave të para, tuneli fillonte dhe përfundonte rreth 20 metra larg vijës kufitare, në anën bjelloruse!”, njoftoi ministri polak.

Ky është tuneli i dytë i zbuluar këtë vit nën kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë. I pari ishte gjetur pranë një stacionit kufitar.

Të dyja rastet u identifikuan falë “sistemeve elektronike të avancuara” të instaluara rishtas në zonë. Në korrik, një pjesë e rëndësishme e kufirit u modernizua me kamera termike të teknologjisë më të fundit.

Rojet kufitare të Polonisë raportuan gjithashtu se vetëm të enjten janë regjistruar mbi 60 tentativa për kalim të paligjshëm të kufirit.

Që nga janari 2025, janë evidentuar mbi 26 mijë tentativa për kalim të paligjshëm nga Bjellorusia drejt Polonisë. Kufiri mes dy vendeve mbetet në qendër të krizës së emigranëve dhe humanitare që prej vitit 2021, në krahun lindor të Bashkimit Evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026