Kontrollet për sigurinë ushqimore, tregtarët nisin të mbajnë fatura

8 Gusht 2025 | 17:02

Kontrollet në tregje për sigurisë ushqimore janë shtuar gjatë verës nga Administrata Tatimore dhe Ministria e Bujqësisë.

Pas thirrjes për faturim të mallit, vetëm në tregun agro-ushqimor të Tiranës, është konstatuar rritje me 60% e faturimit të deklaruar, me të dhënat që raporton Drejtoria e Tatimeve.

Aksioni për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore dhe blegtorale nisi në fillim të muajit korrik, si pjesë e përpjekjeve të për të siguruar gjurmimin e produkteve, nga fermerët që duhet të jenë të pajisur me NIPT dhe lëshimi i faturave në çdo hallkë të zinxhirit tregtar.

Vetë Drejtoria e Tatimeve ka sqaruar se të gjithë njësit tregtare që blejnë mallra nga prodhuesit vendas, duhet të shoqërohen me faturë të fiskalizuar. Në skemën e prezantuar, tatimet kanë sqaruar se tregtarët ambulantë nuk kanë asnjë detyrim për të lëshuar faturë dhe për të mbajtur dokumentacion tatimor.

Siguria ushqimore është një prej elementeve thelbësorë që duhet të garantohet  për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026