Konventa e Jashtëzakonshme, Hoxhaj flet për amanetin e Kadri Veselit
Deputeti Enver Hoxhaj pasi Bedri Hamza u zgjodh kryetar i ri i PDK-së, tha se ky subjekt politik duhet të mbrojë demokracinë e brendshme.
Sipas Hoxhaj, qëndrimi është parimor dhe se PDK duhet ta mbrojë demokracinë e brendshme nëse duan ta luftojmë sistemin autoritar, të cilën sipas tij çdo ditë e më shumë po e vendos Albin Kurti.
“Nuk mundet të pretendojmë një parti politike që i shkel institucionet e saja demokratike brenda në garën e hapur. Jam rritur me PDK, jam pjesë e PDK-së. Nuk e mendoj asnjëherë të ardhmen e Kosovës, pa Hashim, pa Kadriun, pa UÇK-n, pa PDK-në dhe pa rolin tonë. Por, mendoj që kjo Konventë është më shumë se një garë e mbyllur, një improvizim sesa një garë e hapur por unë e respektoj vendimin e që e kanë marrë delegatë i PDK-së dhe vendosë për kryetarin e ardhshëm. Dhe do të bëjë përpjekje që nëse dyshova që të jem i barabartë në garën e brendshme, jam i gatshëm të bëjë garën jashtë që ta largojmë Qeverinë Kurti së bashku me kolegët e tjerë të partive tjera opozitare”, tha Hoxhaj.
Hoxhaj theksoi se nuk është në politikë për të qenë deputet, por për poste udhëheqëse. Ai foli gjithashtu edhe për amanetin e Kadri Veselit.
“Nëse Kadri Veseli ma ka lanë amanet, kësaj here kam dashur ta udhëheqi si mision politik. Zgjedhja e kryetarit të PDK-së do të duhet të shoqërohej me një platformë sesi duhet të dalë nga kriza vendi ose nga ngërçi politik, nga përmbysja politike dhe dhe cilat duhet të jenë qëndrimet tona. Për të gjitha këto tema unë kam pasur dëshirë që të debatoj me anëtarësinë e PDK-së dhe delegatët e PDK-së. Dhe meqë sot kishin vendosur që të jetë ftesë unë e thash atë në një ngjarje që ishte më shumë festë sesa garë.
Unë jam prej atyre, i cili nuk është në politikë për të qenë një deputet, jam në politikë për poste udhëheqës. Nuk jam në këtë debat politike me mllefe dhe inate personale dhe të marr pozita personale, i kam pasur të gjitha pozitat e mundshme, nëse Kadri Veseli ma ka lanë amanet në partinë kësaj here kam dashur ta udhëheq si mision politik. Por amanti dhe dëshira ime është që Hashimi dhe Kaderiu ti kthehen Kosovës dhe familjes së tij, PDK-së. Prandaj, nuk tërhiqm nga gara, por nuk marrë pjesë në një garë e cila nuk është e barbarata”, tha Hoxhaj.
Ai shtoi se kryetari i PDK-së duhet të dal prej vullnetit poltik të delegatëve dhe anëtarësisë.
Ndërkohë, delegatët e Partisë Demokratike të Kosovës ia kanë besuar një mandat në krye të partisë Bedri Hamzës. Hamza mori votat e shumicës të delegatëve, derisa nuk kishte asnjë votë kundër.
LEXONI GJITHASHTU:
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore
Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit