Në vitin 2011, Korça numëronte 75,994 banorë, sipas të dhënave të censit të atij viti. Pas dymbëdhjetë vjetësh, popullsia e qytetit ka pësuar një rënie, duke arritur në 60,754 banorë në vitin 2023.
Ky fenomen është përhapur në të gjithë vendin, edhe pse në krahasim me vendet e tjera, Korça ka rënien me të paktë.
Në qytetin e serenatave, banorët janë besnikë të vendit të tyre. Zhvillimet në infrastrukturë, zhvillimet ekonomikë si dhe shërbimet publike, kanë ndikuar që korçarët të gjejnë stabilitet në qytetin e tyre.
Qarku i Shkodrës është qyteti me shkallën më të lartë të pakësimit të popullsisë. Rënia këtu është 28%. Në qark banojnë sot 61 mijë vetë më pak se sa 12 vjet më parë.
Lezha, e cila përfshin bashkitë bregdetare të Lezhës dhe Kurbinit, si dhe zonën e Mirditës, humbi 26% të popullsisë ose 35 mijë vetë.
Qarku i Fierit pësoi një hemorragji njerëzish në masën 70 mijë banorë. Afro 23%, ose një në katër banorë këtu zgjodhën emigrimin.
Qarku i Elbasanit humbi një në çdo pesë banorë përgjatë dymbëdhjetë viteve të fundit, ose gjithsej 63 mijë vetë.
Popullsia e Qarkut të Vlorës ka rënë nga 193 mijë vetë në vitin 2001, në 177 mijë më 2011 dhe në 147 mijë në vitin 2023. Rënia përgjatë dymbëdhjetë viteve të fundit ka qenë 30 mijë vetë ose 17%.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Toka e premtuar” e korçarëve, e reja aplikon prej 10 vitesh për Lotarinë Amerikane
- Korçë| Flet e ëma e të plagosurës: Kishte një “muhabet” me autorin, është e martuar