Korçarët prezantojnë Ernest Gjokën, tekniku: Skënderbeut nuk mund t’i thuash jo
Në ambientet e stadiumit “Skënderbeu” është bërë prezantimi i trajnerit të ri të klubit korçar, Ernest Gjoka. Tekniku i mirënjohur, i cili ka një karrierë të pasur në futbollin vendas dhe të huaj, ka dalë përpara mediave në konferencën e parë si trajner i Skënderbeut, teksa i pranishëm ishte edhe presidenti Ardian Takaj.
“Ernest Gjoka ka një përvojë të madhe në Superligë dhe jashtë vendit. Besoj se me pjekurinë, punën dhe profesionalizmin e tij, do të na ndihmojë neve dhe veten, që të kemi rezultate për pretendimet që kemi”, deklaroi Ardian Takaj, president i Skënderbeut.
Trajneri Gjoka ka shprehur kënaqësinë për këtë bashkëpunim të ri në futbollin shqiptar.
“Puna jonë në ditë të vështira matet dhe vlerësohet. Ishte e lehtë të pranohesha sepse kur vjen një propozim nga presidenti Takaj për Skënderbeun, nuk mund të thuash dot jo. Kam ardhur me dëshirë shumë të madhe, edhe pse situata nuk është e mirë. Ndoshta duhet të ishim diku më sipër në tabelë, por vështirësitë e punës sonë këto janë”, deklaroi Gjoka.
Më tej, ai ka hyrë menjëherë në temë, duke analizuar ekipin në prag të sfidës me Tiranën.
“Në futboll duhen orë pune, sepse pa to nuk mund të japësh atë që ke, filozofinë që dëshiron. Kam besim se për dy ditë do të ndryshojmë diçka në ekuilibrin dhe anën psikologjike të skuadrës”, tha Gjoka.
Aktualisht, pas 15 javësh, Skënderbeu numëron vetëm 13 pikë, duke regjistruar 3 fitore, 4 barazime dhe 8 humbje.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng