Korçari në Finlandë: Jap kurs 20-ditor për të gjithë emigrantët shqipfolës
Nestor Furrxhi, i ftuar në emisionin GoodMorning Albania në Euronews, tregoi eksperiencën e tij si mësues i gjuhës shqipe në Finlandë.
Ai tha se mësimi i gjuhës finlandeze emigrantëve është një projekt i cili lehtëson përshtatjen e tyre.
Ai shtoi se komuniteti i Shqiptar në Finlandë është rreth 17 mijë persona.
“Ky model është në të gjitha vendet nordike, është një kurs 20 ditor që quhet ‘Orientimi Qytetar’ dhe ka si synim të japi të dhënat bazë si funksionon kjo shoqëri dhe këto të dhëna duhet ti jap në gjuhën e emigrantit, sepse mendohet që kur vijnë në një vend të ri nuk dinë gjuhen e shtetit që kanë shkuar. Nuk ka vetëm për shqiptarët ka dhe për komunitete të tjera. Komuniteti Shqiptar në Finlandë është i konsiderueshëm dhe janë rreth 17 mijë shqipfolës”, tha Furrxhi
Furrxhi gjithashtu tha se ka dallime të mëdha kulturore midis dy vendeve.
“Ndryshime kulturore ka, finlandezët janë më të rezervuar, kërkojnë hapësirën e tyre personale, ndërkohë ne jemi më socialë, ndërsa këtu është një shoqëri individualiste. Ne kemi lidhjet e forta familjare dhe kemi kulturën komunitare. Madje COVID i ka ftohur më shumë finlandezët”, tha ai.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë