Korçë| “Do hamë më pak për të jetuar”, qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve

23 Shtator 2024 | 15:43

Në mesin e muajit shtator ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare për rritjen e pensioneve. Por kjo rritje sa i mundëson ata për të blerë qoftë dhe produktet minimale të shportës?

“Shumë janë rritur, aq sa nuk i përballojmë dot. Të gjitha produktet që ka pazari janë rritur nuk i blemë dot. Pensionet 4% i rriti, për vete i rriti 4 milion, pensionistët 4%. Nuk kemi, ndaj marrim kaq. Doja të merrja e gjëra të tjera por nuk i merrja dot,” –tha një qytetar.

“Nuk e di kush e rriti, këta apo furnizuesit. Por çmimet janë të rritura, domatja 150-200 lek. Do hash sa më pak edhe. Nuk e mbush pjatën tamam, do e mbushesh pjatën përgjysmë e do përballosh jetesën,”-u shpreh një tjetër qytetar.

Edhe tregtarët e pranojnë rritjen e çmimeve të ushqimeve të shportës, duke shtuar se kjo rritje vjen për shkak të mungesës së prodhimit vendas dhe detyrimit për të marrë mallra importi.

Janë rritur shumë, nuk ka mall vendi, i prishi vapa. Vjen nga jashtë, normal do rritet. Në marrim prodhim vendas por nuk ka. Nuk ka prodhim vendi e vjen nga jashtë, transporti, abuzimi, ne jemi të fundit fare këtu. Fitimi nëpër qese,” –tha një tregtare.

Një vit më parë një kg domate do të kushtonte 100 lekë ndërsa këtë vit kushton 150 lekë, një kg speca kushtonte 80 lek ndërsa këtë vit 110 lek, një kg patate kushtonte 30 lekë ndërsa këtë vit kushton 60 lekë.

TABELA – RRITJA E ÇMIMEVE TË PERIMEVE

                                   2023                      –                      2024

PATATE                      30 LEKË/KG                            60 LEKË/KG

DOMATE                   100 LEKË/KG                          150 LEKË/KG

SPECA                        80 LEKË/KG                            110 LEKË/KG

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026