Koreja e Jugut shkëmben të shtëna paralajmëruese me Veriun
Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut kanë shkëmbyer të shtëna paralajmëruese në brigjet e tyre perëndimore, duke akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e kufirit të tyre detar mes tensioneve të rritura lidhur me testet e armëve nga ana e Phenianit.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut, tha se më 24 tetor ka kryer të shtëna paralajmëruese drejt një anijeje të Koresë së Veriut, e cila kaloi kufirin de fakto detar të shtetit duke shtyrë Veriun që të veprojë njësoj, shkruan Al Jazeera.
Ushtria e Koresë së Veriut gjuajti 10 të shtëna paralajmëruese artilerie drejt ujërave të saj territoriale, ku “u zbulua lëvizja e armikut detar”.
Sipas Phenianit, një anije detare e Koresë së Jugut kaloi në ujërat e Koresë së Veriut me pretekstin e goditjes së një anijeje të paidentifikuar.
Shkëmbimi i të shtënave paralajmëruese erdhi pasi Koreja e Veriut ka kryer gjatë këtij viti testime të raketave, përfshirë edhe një raketë me rreze të gjatë veprimi, që ka fluturuar mbi Japoni.
LEXONI GJITHASHTU
Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht