Koreja e Veriut zotohet se do të rrisë arsenalin bërthamor
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka mbajtur një fjalim sfidues gjatë paradës ushtarake të hënën në mbrëmje, duke u zotuar se do të rrisë arsenalin bërthamor të shtetit.
Kjo paradë, e cila është mbajtur për të shënuar themelimin e forcave të armatosura të Koresë së Veriut, ka ekspozuar edhe raketat e ndaluara balistike.
Në muajin mars, Koreja e Veriut ka testuar raketën e saj më të madhe balistike.
Viti 2017 ka qenë hera e fundit kur verikoreanët kanë bërë diçka të tillë.
Ky veprim është dënuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur disa sanksione ndaj Koresë së Veriut pas këtij testimi.
Raketat balistike kanë kapacitet për të bartur koka bërthamore dhe për të arritur të distanca shumë të largëta.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania