Korreshi: Mbështes kandidatin e Berishës, por votoj këshillin e PD-së
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi tha për Euronews Albania se në këto zgjedhje vendore, ai ka mbështetur gjatë fushatës kandidatët e dalë nga primaret, pra kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë”.
“Kam mbështetur kandidatët e “Bashkë Fitojmë” në Divjake dhe në Lushnje. Me thënë të drejtën ka një atmosferë të jashtëzakonshme në Divjakë dhe në Lushnjë. Në Divjakë është bërë një bashkim i të dy krahëve shumë më herët dhe kanë funksionuar si parti e vetme.
Edhe në Lushnjë prej 3-4 muajsh i kam dhënë mbështetje kandidatit. Me thënë të drejtën njerëzit mezi po presin të votojmë, shpresojmë të dërgojmë masivisht njerëz ditën e diel. Shikojmë se Lushnja dhe Divjaka kanë nevojë për ndryshim”,-tha deputeti Korreshi.
“Unë nuk do lëviz nga Partia Demokratike kushdo të jetë kryetari i saj, do vazhdoj të jem në të njëjtën sigël”,-tha deputeti Saimir Korreshi duke theksuar se ai vetë do votojë kandidatin e dalë nga primaret për kryebashkiak, ndërsa për këshillin bashkiak do votojë numrin 9, pra partinë demokratike.
LEXONI GJITHASHTU:
- Frontex: BE-ja mund të përballet me një rekord njerëzish që duan të vijnë në Evropë
- Astronomët zbulojnë shpërthimin më të madh kozmik të parë ndonjëherë
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë