Korrupsioni në Parlamentin Europian, lirohet nga burgu Eva Kaili

12 Prill 2023 | 17:12

Eva Kaili, eurodeputetja greke e cila u bë fytyra më e njohur e skandalit të korrupsionit që goditi Parlamentin Europian, u lirua sot nga burgu pas më shumë se katër muajsh.

Ajo do të jetë në arrest shtëpiak me një nanoleg elektronik, konfirmoi për Euronews avokati i saj, Sven Mary.

“Nuk do të komentoj më tej, përveç faktit se ky është një vendim logjik që mori shumë kohë për t’u marrë”, tha ai.

Kaili u arrestua për herë të parë më 9 dhjetor, e akuzuar për përfshirje në korrupsion dhe pastrim parash dhe u transferua në burgun Haren, i cili ndodhet në periferi të Brukselit.

Arrestimi i saj nxori në dritë një hetim mbi një skemë që përfshin shuma “të mëdha” parash dhe dhurata “të rëndësishme”, që dyshohet se janë paguar nga Katari dhe Maroku për të ndikuar në politikëbërjen evropiane. Të dy vendet mohojnë çdo akuzë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026