Korrupsioni për tenderin në MSH/ SPAK jep pretencën, sa vite burg kërkohen për Duron
Prokuroria e Posaçme ka dhënë këtë të hënë pretencën lidhur me abuzimet e tenderit në Ministrinë e Shëndetësisë.
Për ish-numrin dy të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 4 vjet heqje lirie nën akuzën e korrupsionit pasiv. Ndërsa për specialisten e nivelit të lartë, Laura Shteto SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim.
Vladimir Topi, administratori i kompanisë “Dricons” rrezikon 2 vjet burgim, nëse gjykata merr parasysh kërkesën e prokurorit, Dritan Prençi. Për inxhinierin, Silvi Shehi, organi i posaçëm i akuzës ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim.
Të tre të pandehurit akuzohen për korrupsion aktiv.
Sipas SPAK ata i dhanë Laura Shtetos 330 mijë lekë për të përfituar tenderin e sipervizimit të disa qendrave shëndësore në Tiranë e Durrës. Joana Dura ka edhe dënim plotesues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë