Korrupsioni po dëmton klimën e biznesit, thotë biznesmeni amerikan
Shqipëria përballet me një sërë problemesh që ndikojnë te klima e biznesit. Kështu u shpreh në “Now” Michael Granoff, kryetar i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve si dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
Sipas tij, informaliteti, korrupsioni apo sistemi i drejtësisë janë probleme të dukshme dhe nuk janë aspak të reja në asnjë vend të botës. Gjithë të sipërpërmendurat pengojnë përparimin ekonomik dhe e cenojnë atë, andaj është detyra e “qeverisë, partnerëve dhe institucioneve ndërkombëtare” t’i trajtojnë si çështje.
“Në përgjithësi, ajo që përpiqemi të bëjmë, sidomos nga një këndvështrim investues, është që së pari kemi një politikë tolerance zero. Duhet të jemi 100% të pastër në çdo gjë. Nuk do të bashkëpunojmë me askënd, në asnjë mënyrë, nëse ka ndonjë shenjë korrupsioni,” – deklaroi Granoff.
Shqipëria është treg i vogël dhe për biznesmenin është e kuptueshme që kompanitë e mëdha amerikane kur shohin botën thonë “po, duhet ta kemi në krye të listës Shqipërinë”.
Granoff i cili jeton në Shqipëri që nga viti 1995 ku prej atëherë dhe deri tani janë ndërruar 8 kryeministria, thotë se puna e tij nuk është të zgjedh kush është kryeministri por të punojë me këdo që qeveris vendin.
“Kur ata sillen në mënyrë dobi-prurëse, në lidhje me projektet tona, atëherë duam të bashkëpunojmë shumë ngushtë. Kur qeveria bën gjëra që bëhen pengesë për këtë, apo janë kundër kësaj, është pjesë e punës sime në fakt, t’iu them përse. Kështu që, del se kemi mundur të kemi një marrëdhënie goxha dobiprurëse me çdo qeveri në Shqipëri, që kur nisa nga puna. Dhe çdo opozitë. Pra, mundëm të gjenim gjuhën me secilën prej këtyre partive”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Biznesmeni amerikan: Bashkëpunim i shëndoshë me politikanët, por jo kompromise
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 17:00 Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, kyçe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor
- 16:53 Njeriu më i pasur i Francës, Bernard Arnault, urdhërohet të paguajë 22.5 milionë euro taksa
- 16:48 Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)
- 16:14 Shefi i NATO-s kërkon që aleatët të paraqesin plane të besueshme për të arritur objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes
- 16:10 Microsoft shkurton 4,800 vende pune, investimet në inteligjencën artificiale rrisin presionin mbi gjigandin teknologjik
- 16:07 LVV thotë se i ka votat për Qeverinë, kërkon konsensus për presidentin