”Korsi preferenciale”, çfarë përmban ligji i ri për shërbimin spitalor
Ligji i ri për shërbimin spitalor ka përfshirë për herë të parë “korsinë preferenciale të shërbimit “ e cila do t’ju japë mundësi atyre që nuk ndjekin sistemin e referimit të paguajnë tarifën dhe të marrin një shërbim më të shpejt spitalor.
Pikërisht ky nen ka ngritur në alarm shoqatat që janë në mbrojtje të shtresave në nevojë.
Në një intervistë për Euronews Albania, juristi Gentjan Seriani, përfaqësues i Shoqatës “Drejtësi Sociale”, thotë se ky ligj mund të përkeqësojë situatën e trajtimit të pabarabartë të njerëzve të varfër në Shqipëri.
“Një zonjë e cila vuante nga një sëmundje dhe mori nga sistemi i referimit diagnozën dhe donte të bënte një analizë, shkoi në ambulancën qendrore në Elbasan dhe iu tha që ju nuk mund ta bëni analizën këtë muaj duhet të prisni muajin tjetër, pasi numri i analizave nga ana e firmës koncensionare ka mbaruar.
Imagjinoni nëse në kemi përcaktuar numrin e analizave në një muaj dhe ndërkohë i japim mundësi pacientëve jashtë referimit të paguajnë dhe të marrin shërbim më të shpejtë, a do të lëmë mënjanë ata që do të vijnë nëpërmjet sistemit të referimit dhe nuk kanë mundësi ta paguajnë, pra ky është një nga ata probleme që në shohim se do t’i jepet përparësi për t’i dhënë shërbim shëndetësor atyre që kanë mundësi për ta paguar”, theksoi ai.
Praktikat dyfishe të mjekëve është një tjetër nen që ngre pikëpyetje.
“Mjekët kanë të përcaktuar numrin e vizitave ditore, a mundet që ky përcktim i vizitave ditore do t’ju japë mundësi atyre që kanë mundësi ta paguajnë dhe do të lënë mënjanë ata që nuk kanë mundësi ta paguajnë”, u shpreh Serjani.
Serjani pohon se do të jenë më aktiv në monitorimin e këtij ligji e nëse do të vërehet se do të ketë trajtim të pabarabartë të të varfërve, do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar shfuqizimin e nenit 23 që përcakton dhënien e shërbimit me korsi preferenciale.
LEXONI GJITHASHTU
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta