Kosova, censi në kohë rekord! Rezultati pas 2 muajve, në Shqipëri u vonuan 8 muaj
2 muaj kohë iu deshën Kosovës për të nxjerrë rezultatin e CENSI-t të vitit 2024. Ndryshe nga Shqipëria, ku të dhënat u nxorën 8 muaj pas anketimit në terren, Kosova po dëshmon me këtë proces se ka nxjerrë të dhëna të besueshme e të pa manipuluara.
Kosova ka 1.58 mln banorë. Pas Shqipërisë, edhe fqinjët tanë kanë nxjerrë rezultatet e CENSI-t atje, por ndryshe nga ne, publikimi i tyre është bërë vetëm 2 muaj pas anketës në terren. Për kryeministrin Kurti, shpallja e rezultatit në kohë është një sukses që e bën procesin të besueshëm.
Prezantimi i CENSI-t në Kosovë është bërë nga Agjencia e Statistikave në prani edhe të kryeministrit, ndërsa në Shqipëri, kreu i qeverisë ka qendruar në hije dhe nuk e ka komentuar rezultatin. Kjo indiferencë, dhe vonesat në shpallje, kanë nxitur dyshime për manipulime me statistikat në vendin tonë.
Por, si ka ndryshuar demografia gjatë 10-vjecarit të fundit në të dy vendet shqipfolëse?
Që nga viti 2011, Shqipëria ka humbur 410 mijë banorë, ose 16% të popullsisë rezidente, ndërsa Kosova humbur 153 mijë banorë, ose 9% të popullsisë.
Të dhënat tregojnë se në Shqipëri, vetëm një bashki nga 69 ka numër më të madh banorësh, ndërsa Kosova ka rritje në 9 nga 38 komunat e saj.
Ndryshimet demografike të kësaj dekade, kanë sjellë plakje të popullsive, por në Shqipëri për shkak të largimit masiv të të rinjve dhe rënies së lindjeve, mosha mesatare është rritur me 7 vite.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit