Të dhënat e Censit: Sa jetojnë mesatarisht shqiptarët

1 Korrik 2024 | 15:18

Të dhënat e gjetura në CENSI-n 2023, tregojnë se shqiptarët jetojnë mesatarisht 80 vjet. Shifra tregon se jetëgjatësia ëshë rritur me ritëm të shpejtë dekadat e fundit dhe pandemia nuk ka patur ndikim të fortë në vdekshmëri.

Jetëgjatësia në Shqipëri është rritur. Të dhënat e tërthorta të gjetura në regjistrimin e popullsisë në vitin 2023, tregojnë se ajo ka arritur në 80 vjeç, edhe pse pandemia u bë një faktor frenues në vitet 2020-2021.

“Jetëgjatësia është afërsisht tek mosha 80 vjeç”, deklaroi Emira Galanxhi, nga Departamenti i Statistikave Sociale të INSTAT.

Ndërkohë që drejtuesja e Censit në INSTAT, Olta Caca, u shpreh për Euronews se jetëgjatësia është rritur.

“Jetëgjatësia është rritur. Padiskutim që pandemia ndikoi në rënien, megjitathë trendi i vdekshmërisë po shkon në nivelet që ka qenë para pandemisë”, deklaroi Caca.

Shqipëria regjistron sot edhe rritje të moshës mesatare, e cila përvec jetëgjatësisë, diktohet edhe nga cikli emigrues, i cili për ekspertët do të përmbyset brenda kësaj dekade.

Ekspert i demografisë Arjan Gjonçaj deklaroi se “brenda 5 vjetëve do të kthehet trendi i emigracionit dhe baza është zhvillimi ekonomik”.

Duke folur për CENS-in dhe debatin që ai prodhoi, Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli përjashtoi mundësinë që të dhënat e të kenë rrjedhur, apo të jenë ndarë me qeverinë, parlamentin apo grupe të tjera interesi.

Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli,

10:06-10:18 Të gjithë përdoruesit që kanë qenë të ftuar në konferencë, për të bërë shpërndarjen e njëhershmë të rezultatateve mbi CENSIN.

Shqipëria numëron sot 2.4 mln banorë rezidentë të shpërndarë në 12 qarqe, dhe kjo shpërndarje do të orientojë politika të reja zhvillimore për vitet në vazhdim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të organeve drejtuese, duke zgjedhur tre nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri dhe Komisionin e Apelimit. Komisioni Zgjedhor...
07:47 | 16/07/2026

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026