Kosova dhe Serbia përplasen për praninë e flamurit të Kosovës në Kongresin e UEFA-s
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe Federata e Futbollit e Serbisë (FFS) janë përplasur rreth pranisë së flamurit të Kosovës në Kongresin e 49-të të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) në Beograd më 3 prill.
Derisa Federata Serbe tha se e kishte hequr flamurin e Kosovës nga vendtakimi i Kongresit në kryeqytetin serb, Federata Kosovare nguli këmbë se flamuri ishte i pranishëm deri në përfundim të mbledhjes.
Një video e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, duke u fotografuar pranë flamurit të Kosovës në ngjarjen e UEFA-s në Beograd mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe media të mërkurën vonë. Në ditën e Kongresit të UEFA-s, të enjten, Federata Serbe tha se e hoqi flamurin, duke e fajësuar UEFA-n për vendosjen e tij.
Kosova është anëtare me të drejta të plota e UEFA-s që nga viti 2016, por Serbia vazhdon ta kundërshtojë praninë e saj në shtëpinë e futbollit evropian, ashtu siç e kundërshton pavarësinë e Kosovës, e shpallur më 2008.
Në një komunikatë për media të enjten herët, Federata Serbe tha se “organizimi i jashtëzakonshëm” i Kongresit u la në hije nga “një mbikëqyrje nga organizatorët që një pjesëmarrës i Kongresit u përpoq ta shfrytëzonte për interesa jofutbollistike”.
“Ne reaguam së bashku, shpejt dhe me vendosmëri dhe me përgjegjësi të plotë informojmë opinionin se në Kongresin e UEFA-s sot në Beograd nuk ka flamuj të të ashtuquajturës Kosovë”, thuhet në njoftimin e Federatës Serbe.
Federata Kosovare i kundërshtoi pretendimet e homologes së vet serbe, duke thënë se Kosova mori pjesë në Kongresin e UEFA-s në Beograd me simbolet shtetërore.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane