Tërmeti në Mianmar/ Mbi 3000 persona kanë humbur jetën, qindra janë zhdukur

3 Prill 2025 | 15:19

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Myanmarin javën e kaluar ka tejkaluar 3,000, tha junta ushtarake të enjten, ndërsa OJQ-të përpiqen të ofrojnë kujdes shëndetësor dhe strehim për të mbijetuarit.

Tërmeti i së premtes së kaluar me magnitudë 7.7, një nga më të mëdhenjtë në një shekull në vendin e Azisë Juglindore të goditur nga lufta, rrëzoi mijëra ndërtesa, rrënoi rrugë dhe shkatërroi ura në shumë rajone.

Të paktën 3,085 njerëz kanë vdekur, ndërsa 4,715 janë plagosur dhe 341 janë të zhdukur, tha ushtria në një deklaratë të shkurtër.

Raportet e mediave lokale për viktimat kanë qenë shumë më të larta se shifrat e qeverisë. Me rrjetet e komunikimit të prekura nga katastrofa dhe shumë vende ende të vështira për t’u arritur, numri zyrtar i të vdekurve mund të rritet ndjeshëm pasi të mbërrijnë më shumë informacione.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se një vlerësim fillestar tregoi se katër spitale dhe një qendër shëndetësore ishin shkatërruar plotësisht, ndërsa 32 spitale të tjera dhe 18 qendra shëndetësore ishin dëmtuar pjesërisht.

“Me infrastrukturën e komprometuar dhe numrin e pacientëve në rritje, qasja në kujdesin shëndetësor është bërë pothuajse e pamundur në shumë nga zonat më të goditura,” tha agjencia e OKB-së.

“Mijëra njerëz kanë nevojë urgjente për kujdes traumatik, ndërhyrje kirurgjikale dhe trajtim për shpërthimet e sëmundjeve,” tha ai, duke paralajmëruar se kolera ishte një rrezik i veçantë

Të paktën 1,550 shpëtimtarë ndërkombëtarë po vepronin së bashku me qytetarët vendas të enjten, tha ushtria. Furnizimet dhe pajisjet e shpëtimit janë dërguar nga 17 vende.

Tërmeti ka përkeqësuar një krizë tashmë të rëndë humanitare, me më shumë se 3 milionë njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe gati 20 milionë në nevojë para katastrofës, sipas OKB-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit

Dhoma e Ulët e parlamentit italian miratoi të enjten një plan qeveritar shumë të kontestuar për të ndryshuar ligjin zgjedhor, një lëvizje që kundërshtarët e...
14:45 | 16/07/2026

Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkarkoi të mërkurën prokurorin e sapoemëruar federal për distriktin perëndimor të Uashingtonit, Roger Rogoff, më pak se një orë pasi...
14:12 | 16/07/2026

Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe

Kremlini tha të enjten se Rusia i është mirënjohëse Turqisë për gatishmërinë e saj për të lehtësuar një zgjidhje për Ukrainën. “Jemi shumë të vetëdijshëm...
13:32 | 16/07/2026