Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Mianmar, kreu i juntës apel për ndihmë

29 Mars 2025 | 08:37

Kreu i juntës së Mianmarit, gjenerali Min Aung Hlaing, njoftoi se numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në vend është rritur. Numri i viktimave ka shkuar mbi 1 mijë, ndërkohë që 2,376 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në një fjalim televiziv, lideri i Mianmarit paralajmëroi se bilanci i viktimave mund të rritet, pasi tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë.

Ai gjithashtu bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare, pasi operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në rajonet e prekura.

Ndërkohë, edhe në Tajlandë, të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa 117 të tjerë janë bllokuar ose konsiderohen të zhdukur, pasi një ndërtesë e lartë u shemb në Bangkok pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë, që kishte epiqendrën në rajonin Sagaing të Mianmarit.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti fillestar u pasua nga një lëkundje tjetër me magnitudë 6.4, vetëm 12 minuta më vonë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh

Gruaja e kryeministrit të Spanjës, Begona Gomez do të dalë në gjyq para një jurie për akuzat e ushtrimit të ndikimit dhe përvetësimit të fondeve....
16:06 | 16/07/2026

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
15:56 | 16/07/2026

Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll

Dy turistë rusë u arrestuan në Stamboll pasi u akuzuan se kishin lexuar me zë të lartë fragmente nga Bibla Brenda xhamisë Shën Sofia. Dy rusët u dërguan në një stacion...
15:27 | 16/07/2026