Kosova do të prodhojë dy lloj municionesh dhe do të dizajnojë dronë luftarakë

16 Dhjetor 2024 | 10:42

Qeveria e Kosovës ka përzgjedhur tashmë kompaninë që do ta ndërtojë fabrikën e municionit, kanë bërë të ditur për ‘Kohën’ burime në Ministrinë e Mbrojtjes.

Sipas këtyre burimeve, kompania turke me të cilën në fillim të javës do të nënshkruhet marrëveshja, është “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE). Ajo do të jetë përgjegjëse për ta ngritur gjithë fabrikën.

“Faza e parë që duhet të kryhet brenda dy vitesh, nënkupton që fabrika të nisë të prodhojë dy lloje municionesh. Njëri do të jetë i kalibrit 5.56 mm dhe tjetri 7.62 mm. Marrëveshja do të përfshijë edhe dizajnimin e fluturakeve pa pilotë”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi, në emër të Qeverisë, marrëveshjen me MKE-në do ta nënshkruajë kryeministri Albin Kurti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik

Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq për “spastrim etnik” në...
16:05 | 18/07/2026

Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”

Policia e Kosovës hodhi poshtë pretendimet, siç tha, të pabazuara, të Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) për “presion, diskriminim apo...
08:47 | 18/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufca përmes një postimi në “X” ka bërë me dije se i ka dërguar një...
08:19 | 18/07/2026