Aksidentohet autoblindi në veri të Kosovës, lëndohen 8 policë

14 Dhjetor 2024 | 08:32

Një autoblindë e Policisë së Kosovës është aksidentuar mbrëmë në veri të vendit në fshatin Grabovc. Si pasojë, lëndime kanë marrë tetë policë. Dyshohet se automjeti ka rrëshqitur dhe se ka dalë jashtë rrugës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani ka dhënë më shumë detaje mbi aksidentin.

“Mund të konfirmojmë se pak pas orës 20:00, është raportuar se në veri të vendit, konkretisht në Fshatin Grabovc, një veturë zyrtare e blinduar në të cilën kanë qenë tetë operatorë, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë jashtë rrugës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet kompetente policore për tu marrë me rastin, e po ashtu janë njoftuar edhe ekipet mjekësore me autoambulanca. Si pasojë e aksidentit zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, dhe të njejtit nga ekipet mjekësore janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim të mëtejmë mjekësor”, deklaroi mbrëmjen e djeshme Elshani.

Zëdhënësja e spitalit Rajonal të Mitrovicës tha se të lënduarit u dërguan më pas për ekzaminime.

“Janë duke u bërë ekzaminimet e para të zyrtarëve policorë. Janë 8 prej tyre që po trajtohen në emergjencë”. Dy prej policëve janë transferuar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe dy të tjerë po përgatiteshin për t’u transferuar”, konfirmoi zëdhënësja Nita Mustafa-Hakaj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar më pas gjendjen e përgjithshme të tyre e cila është stabël.

“Nga tetë policët e lënduar sonte në aksident, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK. I vizitova sonte dhe mjekët më njoftuan se gjendja e tyre është stabël dhe për momentin jashtë rrezikut për jetën”, shkroi Vitia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar këtë të premte përmes një postimi në “X” lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Para pak ditësh,...
20:13 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026