Siguria rrugore | Nis në Prishtinë fushata ‘shpejtësia vret’ kundër aksidenteve

17 Maj 2021 | 14:21

Më shumë se 1.3 milionë njerëz në botë humbin jetën nga aksidentet rrugore.

Për këtë arsye, OKB çdo vit ndërmerr fushata për sensibilizimin e shoferëve me qëllim parandalimin e aksidenteve me pasojë vdekjen. Edhe në Prishtinë, është organizuar një fushatë e tillë, me sipërmarrjen e Ministrisë së Infrastrukturës.

Zëvendësministri i Transporteve, Hysen Durmishi tha se aksidentet rrugore janë një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve.

“Të gjithë ne në një farë mënyre apo tjetër jemi pjesëmarrës në trafikun rrugor dhe si të tillë secili prej nesh jemi përgjegjës për sigurinë tonë dhe pjesëmarrësve tjerë në trafikun rrugor. Andaj, duke u sjellë në pajtim me ligjet dhe rregullat e trafikut rrugor, secili nga ne mund të kontribuoj në dobi të përmirësimit të gjendjes së sigurisë në trafikun rrugor”, u shpreh Hysen Durmishi, zv/ministër i Infrastrukturës.

Thirrje ndaj shoferëve por edhe këmbësorëve për të treguar kujdes në rrugë theksoi edhe drejtori I departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, Gazmend Hoxha, I cili u zotua se Policia sdo ta ndalë punën e saj në përmirësimin e qarkullimit rrugor.

“Policia e Kosovës është pjesë e këtij aktiviteti dhe do të përkrah me njësi relevante, duke bërë thirrje për respektin e rregullave të trafikut dhe njëkohësisht mbështet propozimin që në vendet urbane dhe pran shkollave të ketë lëvizje më të ultë, 30 km në orë. Respektimi i rregullave të trafikut duhet të bëhet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke mos e menduar vetëm anën ndëshkuese të institucioneve tona. Sipas raporteve të fundit të nxjerra nga autoritetet e bashkimit evropian për fatalitetet 2020[…]për vdekjet në aksidentet rrugore për vitin 2020 krahasuar me vitin 2010-2020, për 1 milion banor, vërehet se vendi ynë, Kosova, krahasuar me vendet e Ballkanit perëndimor ka më së paku vdekje për 1 milion banor”, tha Gazmend Hoxha, drejtor i departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës

Pjesëmarrësit që u mblodhën para monumentit “New Born” në Prishtinë, mbanin në duar pankarta ku tregohej shpejtësia 30 km/h.

“Sa i përket ‘30’, dua t’iu njoftoj sipas të dhënave të Organizatës Botërore të , rritja e shpejtësisë vetëm për një km më tepër mund të ndikoj në 3 përqind në rritjen e numrit të aksidenteve me goditje ose përplasje dhe në 4 deri 5 përqind në rritjen e numrit të viktimave. Pse 30 në orë? Për shkak që rrugët të jenë sa më miqësore, sa më të përdorshme dhe të mos jenë shkaktar i aksidenteve”, theksoi Muhamed Krasniqi nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar këtë të premte përmes një postimi në “X” lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Para pak ditësh,...
20:13 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026